Ibra-Pique në pozicion “intim”

06/05/2010 16:05

Aparati i një tifozi ka mjaftuar për të shkaktuar zëra të zhurmshëm në Katalonjë ku sulmuesi Zlatan Ibrahimovic dhe mbrojtësi Gerard Pique janë fokusuar në një moment “romantik”.

Afër makinës ata janë fotografuar duke shkëmbyer gjeste që i kanë hije një cifti. Fansi i Barcelonës nuk ka mundur ta mbajë të fshehtë këtë foto që po pushton vëmendjen e botës së internetit.

Madje menjëherë në Facebook është krijuar një grup i quajtur “Edhe unë u cudita pasi pashë foton e Ibra-s dhe Pique”. Në këtë grup mund të diskutohet rreth përmbajtjes së fotos, e cila vjen në një moment delikat për sulmuesin e Barcelonës, i cili nuk po e gjen veten si në kohët e Interit.

Top Channel