Hiqet lindani në Porto Romano

06/05/2010 19:15

Në Porto Romano të Durrësit, një prej zonave mjedisore më të nxehta në vend dhe Ballkan, kanë nisur punimet për rehabilitimin e zonës nga kontaminimi i mbetejeve kimike të trashëguara nga periudha e para viteve 90, si rezultat i veprimtarisë së ndërmarrjes kimike që prodhonte lindan.

Me një fond prej rreth 228 milionë lekë, punimet përfshijnë ndërtimin e një kapsule izolimi që do të mbyllë 50 mijë metra kub mbetje nga biokromati, natriumi dhe lindani të shpërndara në një sipërfaqe prej 7.8 hektarë.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve që po kryhen nga një kompani finlandeze, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu deklaroi se me këtë fond të qeverisë shqiptare, Bankës Botërore dhe qeverise holandeze, i hapet rrugë rehabilitimit përfundimtar të kesaj zone.

Ndërkaq, ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi i kërkoi kreut të bashkisë që të nisë planifikimin e studimit turistik të Porto Romanos. Sipas drejtueses së Bankës Botërore, të gjitha investimet duhet të shkojnë në destinacion për përmirësimin e jetës së komunitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA