
Nje tjeter qytetar eshte nxjerre ne gjendje te rende nga greva e urise qe ka hyre ne diten e saj te gjashte. Demo Muhaj rreth te 40 nga Tirana eshte transportuar me urgjence ne Qendren Spitalore “Nënë Tereza”, në Pavionin e Infektivit ku është jashtë rrezikut për jetën.
“Kjo grevë urie është një simbol i një qendrese demokratike. Kjo qeveri po përdor një kanun të vjetër. Përgjegjës për situatën e krijuar është vetëm kryeministri Sali Berisha”, u shpreh deputeti Arben Ahmetaj.
Ne ambientet e greves pavaresisht gjendjes shendetesore qe sa vjen e rendohet nuk ka shenja terheqjeje, perkundrazi pjesmarresit kerkojne terheqjen e kryeministrit.
“Ne do të qëndrojmë derisa qeveria, mazhoranca të reagojë për atë që kemi kërkuar. Nëse kryeministri nuk tërhiqet atëherë ai do të ndodhet përpara protestës së vazhdueshme qytetare”, u shpreh deputeti tjetër socialist, Eltar Deda.
I njejte eshte qendrimi edhe tek qytetaret e thjeshte, te cilet shpresojne qe kjo beteje t’i jape fund nje kapitulli te erret ne zgjedhjet ne Shqiperi.
Sipas mjekeve grevistet kane hyre ne fazen me delikate te greves dhe gjendja e tyre tashme eshte mjaft e renduar.
Top Channel