Fyle: Të gjendet urgjentisht zgjidhja

06/05/2010 20:10

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të gjejë një zgjidhje urgjente për krizën.

Zyrtari i lartë evropian ka paralajmëruar se situata aktuale në Shqipëri do të ndikojë në përgatitjen e opinionit për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

“Mendoj se BE dhe unë personalisht jemi shprehur shumë qartë për këtë cështje. Bëj thirrje tek qeveria dhe opozita për përgjegjësinë e tyre të përbashkët, për një zgjidhje të bazuar tek Kushtetuta dhe që të garantojë transparencën. Zgjidhja duhet të gjendet sa më shpejt pasi do të ndikojë tek opinioni që po përgatit BE, nëse duhet të fillohen bisedimet me Shqipërinë”, ka pohuar Fyle.

Komisioneri ka shtuar se Shqipëria ka bërë shumë progrese në vitet e fundit, por ka nënvizuar se kriza do të ketë një ndikim negativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA