Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë
Në sezonin e parë pas largimit të Lorik Canës, Marseja ka fituar titullin kampion të ëndërruar prej rreth 20 vjetësh.
Trajneri Didier Dechamps ka arritur t’i dhurojë skuadrës më të lavdishme të Francës titullin kampion pas fitores 3-1 ndaj Rennes. Marseja është kurorëzuar kampione dy javë para fundit edhe falë fitores së Lyon ndaj Auxerre të vendit të dytë me rezultatin 2-1.
Golat për Marsejën u shënuan nga Heinze, Niang dhe Lucio Gonzalez, ndërsa për Rennes barazoi përkohësisht Briand. Në vendin e dytë është ngjitur Lila pas fitores 2-0 në Tuluzë, ndërsa Auxerre vazhdon të jetë në zonën Champions me dy pikë më shumë se Lyon-i i vendit të katërt.
Top Channel