Fini: Zgjidhje sipas ligjit e rekomandimeve

06/05/2010 11:25

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria mbetet një vend me shtet ligjor, që disponon të gjitha ligjet dhe institucionet për të bërë transparent cdo dokument, duke ftuar opozitën që të përfitojë nga këto mundësi.

Në një konferencë të përbashket për shtyp, me kreun e Dhomës së Ulët të Parlamentit italian, Gianfranco Fini, Berisha theksoi se në takim me zyrtarin e lartë ka diskutuar për gjendjen në Shqipëri, duke shprehur gatishmërinë për zgjidhje kushtetuese dhe ligjore.

“Sigurova presidentin Fini se qeveria mbetet e vendosur të respektojë të drejtën kushtetuese të cdo qytetari, force politike apo organizate që të protestojë në mënyrë paqësore”, theksoi Berisha.

Nga ana e tij edhe Fini u ndal në situatën e fundit dhe shprehu dëshirën për të një zgjidhje sa më të shpejtë, në respektim të Kushtetutës, ligjit dhe po ashtu edhe në mbështetje të rekomandimeve të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Fini mbështeti edhe procesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi edhe progresin e bërë mes dy vendeve në kuadër të luftës ndaj kriminalitetit, trafikut të qënieve njerëzore dhe lëndeve narkotike.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Fini do të takohet edhe me krerë të tjerë të politikës shqiptare, mes të cilëve edhe kretarin e bashkisë, njëkohësisht liderin e opozitës Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA