Aksident në Kukës, 7 të plagosur

06/05/2010 19:05

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në autostradën e re Durrës-Kukës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave një nga të plagosurit, për shkak të plagëve të marra në kokë ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit, në drejtim të Morinës, si pasojë e futjes në korsinë e gabuar të një kamioncine.

Ndërsa automjeti tjetër, një fuoristradë me targa britanike, nga shpejtësia e lartë nuk ka arritur të frenojë dhe është përplasur me kamioncinën, duke u rrotulluar më pas për disa metra.

Burimet shtojnë më tej se 6 nga të plagosurit kanë pësuar trauma e thyerje dhe ndodhen në spitalin e Kukësit, ndërsa i shtati është në gjëndje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA