Çupi: Protesta jashtë sistemit

06/05/2010 22:25

Në fjalën e tij në Top Story analisti politik dhe publicisti Frrok Çupi u shpreh se protesta e opozitës sipas tij është jashtë sistemit demokratik.

“Protesta është jashtë sistemit, pasi ka nisur si lëvizje pas përfundimit të zgjedhjeve dhe kërkon hapjen e kutive nga një institucion që nuk mund t’i hapë ato. Po kundërshtohet sistemi demokratik për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias”, tha Çupi.

Komenti i zotit  Çupi u kundërshtua prej kreut të partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i cili solli si shembull hapjen e kutive nga Al Gore në Shtetet e Bashkuara ku sipas tij i njëjti sistem zgjedhor solli hapjen e kutive pas kërkesës së dy komisionerëve ndërsa në Shqipëri kjo nuk ndodhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA