Zanetti i jep zemër Fiorentinës: Nuk dorëzohemi

05/05/2010 16:30

Në një finale zhgënjyese të sezonit dhe me shumë zëra për merkaton, është Zanetti që i jep zemër Fiorentinës.

“Nuk dorëzohemi”, thotë mesfushori. “Në Firenze nuk janë futbollistët që duan të ikin. Fatkeqësisht dy muajt e fundit kanë qënë zhgënjyes, por skuadra ka mbetur kompakte”, është shprehur ai.

“Dua të saktësoj se se kjo skuadër nuk është dorëzuar. Andrea Della Valle ka deklaruar se shumë prej nesh kanë shkuar për pushime, por nuk është kështu”, theksoi Zanetti.

Top Channel