UEFA konfirmon skualifikimin e Ribery

05/05/2010 18:30

UEFA nuk ka bërë lëshime për futbollistin e Bajernit të Mynihut, Franck Ribery.

Komisioni i Apelit ka konfirmuar skualifikimin e mesfushorit francez që do të jetë i detyruar të mos luajë në finalen e Champions League kundër Interit, në Madrid më 22 maj.

Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i Bajernit, Karl Heinz Rummenigge.

Ribery ishte përjashtuar gjatë gjysmëfinales së kompeticionit për një faull të rëndë mbi sulmuesin e Lionit, Lisandro Lopez, duke u skualifikuar për tre ndeshje.

Top Channel