Tifozët e Romës kopjojnë Barcelonën

05/05/2010 11:20

Roma kopjon stilin e Barcelonës për ndeshjen finale të Kupës së Italisë që do zhvillohet sot në “Olimpico”.

Gjatë mbremjes së djeshme rreth 200 tifozë romanistë janë mbledhur pranë hotelit ku është vendosur skuadra zikaltër duke u përpjekur t’i lënë pa gjumë. Për të rivendosur qetësinë ka ndërhyrë policia e kryeqytetit që ka larguar ultrasit verdhekuq.

“Nesë do bejnë zhurmë, për ne nuk ka rëndësi pasi jemi mësuar pas Barcelonës”, tha Mourinho në konferencën poër shtyp, duke provokuar në njëfarë mënyrë tifozerinë kundërshtare. Të vetmit zikaltër që dolën në dritare për të parë tifozët kundërshtarë ishin Balotelli dhe Arnautovic.

Top Channel