Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë
Ka përfunduar në Tiranë kupa “Perlat Voshtina” në tenis, e cila u zhvillua nga data 1 deri në 4 maj.
Në finalen e këtij viti u përballën Gurash Hasani nga Kosova dhe Ferhat Istrefi nga Maqedonia por tenist i klubit Tirana. Istrefi i lindur në Suedi ka arritur të fitojë me dy sete këtë finale me rezultatet 6-2 6-4.
Për t’u theksuar është fakti që për herë të parë Shqipëria do të marrë pjesë në Kupën Devis, aktivitetit më të madh të tenisit. Në këtë finale dhe në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të këtij aktiviteti ka qenë i pranishëm dhe ambasadori amerikan Xhon Withers.
Ambasadori amerikan i pyetur për situatën politike dhe për integrimin e vendit tonë ashtu si po ndodh me tenisin, ka preferuar më shumë të flasë për këtë moment historik të sportit, ashtu si e quajti ai futjen e Shqipërsië në një aktivitet si Kupa Devis.
Në datat 10 dhe 15 maj do të zhvillohen ndeshjet e eurozonës III në Athinë, grup ku ndodhet edhe Shqipëria, bashkë me 10 shtete të ndryshme si Greqia, Gjeorgjia, Andora, Armenia, Islanda, Luksenburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi dhe San Marino.
Top Channel