Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë
“Trajneri Duro në fillim të pjesës së dytë u ka thënë lojtarëve se është urdhëri nga lart që ndeshja do dalë barazim”.
Kjo ishte deklarata e presidentit të Besës pas ndeshjes me Tiranën më 30 prill e cila përfundoi në barazim 1-1.
“Atë vendim aq të shpejtë me sms të shkarkohet një trajner?! Nëqoftë se një trajner ka bërë gabim, që s’kam bërë asnjë gabim më duke një vendim shumë i nxituar që cënon shumë rëndë punën time. Falenderoja skuadrën time pa përjashtim, futbollistë të jastëzakonshëm, djem të shkëlqyer që për një vit nuk kam patur asnjë lloj problemi. Njëkohësisht, pavarësisht se nuk do bashkëpunoj më me zotin Bizhdili, për atë që ka dhënë për skuadrën e Besës e përshëndes”.
Ndërsa kjo ishte deklarata e trajnerit Duro pas shkarkimit të tij prej presidentit Bizhdili.
Por ka zgjatur pak ditë mungesa e trajnerit Duro dhe gjithçka është si më parë. Presidenti i skuadrës së Kavajës pas kaq ditësh është bindur se atë ndeshje nuk e kishte shitur trajneri i tij, që e çoi këtë skuadër në vendin e dytë të Superligës që pas vitit 1958.
“Pas dy ditësh konsultim me lojtarët, edhe një nga një edhe në grup më doli që lojtarët Shpëtim duro nuk ka dhënë urdhër që ndeshja të dalë barazim dhe lojtarët janë të kënaqur me vendin e dytë. Trajneri Duro nuk ka patur gisht në këtë punë. Vendimi im ndoshta ishte pak i nxituar”, deklaroi presidenti Besës Nexhat Bizhdili.
Ndërkohë trajneri Shpëtim Duro në prononcimin e tij të parë për mediat për këtë rikthim shprehet i kënaqur që do të ketë mundësinë të jetë nën drejtimin e skuadrës së Besës në finalen e së dielës me Vllazninë dhe gjithashtu do të mund të kurorëzojë me vendin e dytë këtë sezon mjaft të mirë për skuadrën e Kavajës.
“Bashkëpunimi im me presidentin Bizhdili ka qënë mjaft pozitiv në të gjitha aspektet dhe pikërisht ky bashkëpunim bëri që të mos prishet vazhdimësia e punës për një moment. Pas sqarimit të situatës dhe problemeve nuk kam qënë fajtor as unë dhe as futbollistët”, tha trajneri Shpëtim Duro.
Top Channel