Open Bnl, Serena Williams në çerekfinal
05/05/2010 16:15
Serena Williams është kualifikuar për çerekfinalen e Open Bnl, në Itali.
Tenistja amerikane ka mundur gjermanen Andrea Petkovic me rezultatin 6-2, 3-6, 6-0 në 1 orë e 43 minuta lojë.
Rivalja e ardhshme e Serena Williams në turin tjetër do të jetë fituesja e takimit mes sllovakes Cibulkova dhe ruses Kirilenko.
Top Channel