Lule e kurora me lule te dëshmorët

05/05/2010 16:05

28 mijë dëshmoret që ranë në luften clirimtare perkujtohen me lule nga pushtetaret  prane monumentit ‘Nënë Shqiperi’, ndërkohë pak metra me tutje varret e tyre vizitohen nga të afërm dhe familjarë të cilet i kujtojnë me lot në sy.

Djali i një prej dëshmorëve të rënë në luftë, Syrja Sakolari, i cili gëzon emrin e të atit thekson se partizanët u vranë për një liri dhe demokraci që shqiptarët të gëzojnë, jo për Enverin e djeshëm dhe Saliun e sotëm.

Veterane te luftes kujtojne shoket e brigades, betejat dhe te renet ne ditet qe i paraprine clirimit te vendit.

Por jo vetem te aferm e familjare, Varrezat e Dëshmoreve vizitohen ne cdo 5 Maj edhe nga qytetare te tjere qe nderojne sakrificen e deshmoreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB