Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë
Rruga e Erion Bogdanit dhe Kievos, tashmë ka arritur në finish. Pas dy ndeshjeve të fundit të këtij sezoni, sulmuesi shqiptar do të jetë i detyruar t’i thotë lamtumirë skuadrës veroneze, për shkak se pas tri edicionesh e gjysmë në radhët e saj, tashmë ka ardhur momenti për t’i thënë njëri-tjetrit lamtumirë.
Kjo është rikonfirmuar edhe nga gazeta “L’Arena”. Në këtë fazë të fundit të sezonit, Bogdani nuk është aktivizuar më nga trajneri Di Karlo, ndërkohë që është bërë publik fakti se shqiptari nuk bën më pjesë në planet e klubit për të ardhmen. Sulmuesi, i cili po kërkon për një skuadër tjetër.
Për momentin flitet se për të interesohen Bolonja që ka siguruar qëndrimin në Serinë A dhe nga Leçe, e cila është pretendentja kryesore për t’u rikthyer nga Seria B në elitën e futbollit italian. Po ashtu informacione për të ka kërkuar edhe Kavalla e ligës së parë greke.
Top Channel