Inter ngre torfeun e parë

05/05/2010 23:40

Një gol i Diego Militos në minutën e 40-të të pjesës së parë të finales së Kupës së Italisë i ka dhuruar Interit trofeun e parë këtë sezon.

Në një ndeshje plot rivalitet, ku ashtu siç edhe pritej nuk mungoi nervozizmi si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit, zikaltërit e Murinjos rrëmbejnë trofeun ndaj Romës në Olimpiko.

Ndeshja nisi vrullshëm nga të dyja skuadrat, por me Romën më këmbëngulëse. Megjithatë golin do ta gjentë pikërisht Interi me anë të Militos i cili në të 40-tën me një gjuajtje potente nga jashtë zonës mposht portierin verdhekuq.

Në pjesën e dytë rastet e volitshme për të shënuar nuk munguan, si nga ana e Interit për të dyfishuar rezultatin ashtu edhe nga Roma për të barazuar. Megjithatë rezulati i takimit nuk ndryshon. Ndërkohë që vlen për t’u përmenduar dalja me karton të kuq të Totit i cili në minutën e 88 të takimit humbet qetësinë duke ndërhyrë brutalisht ndaj sulmuesit të Interit, Maroi Baloteli.

Top Channel