Chelsea, “mbreti” i merkatos

05/05/2010 14:30

Chelsea është skuadra që po shfaqet më aktive në merkaton e futbollistëve.

Lajmi i largimit të Rafa Benitez nga Liverpool ka vënë në lëvizje drejtuesit e shoqërisë për të kontaktuar me sulmuesin Fernando Torres. Sipas “Daily Mail”, lojtari spanjoll mund të blihet për 70 milionë stërlina nga Roman Abramovich që kërkon të eleminoje konkurrencën e Manchester City-t.

Ndërkohë, pronari rus ka nisur ofensivën edhe në Milano ku kërkon të marrë dyshen kuqezi Pato-Thiago Silva. Edhe për këtë dyshe ai është i gatshëm të paguajë 70 milionë stërlina. Në përpjekje për të forcuar skuadrën, Ancelotti kërkon të ruajë të paprekur edhe grupin aktual.

Sipas gazetës “L’Equipe”, skuadra londineze ka gati kontratën e rinovimit me Nikolas Anelka, kontrata e të cilit skadon në vitin 2011. Lojtari 31 vjecar mbërriti në vitin 2008 nga Bolton dhe fiton rreth 5 milionë euro në sezon.

Top Channel