Mourinho: Sensi të respektojë Interin

04/05/2010 18:55

Jose Mourinho ngroh motorin e Interit në prag të finales së Kupës së Italisë që do zhvillohet nesër në “Olimpico” të Romës përballë verdhekuqve.

Në konferencën për shtyp, ai i është kundërpërgjigjur presidentes së Romës, Rosela Sensi, e cila e cilesoi si të “turpshme” fitoren ndaj Lazio-s.

“Nëse Interi është në garë për kampionatin, në finalen e kupës dhe në finalen e Champions League, meriton respekt. Zonja mund të jetë presidente, mund të ketë lindur edhe në një kullë të artë, por duhet të respektojë skuadrën dhe lojtarët e mi”, shprehet Mourinho.

Në vijim ai foli edhe për të ardhmen, duke lënë një dritare të hapur për transferimin tek Real Madrid. “Në futboll nuk mund të thuhet asgjë e sigurt”, përfundon portugezi.

Top Channel