Juventus, ultimatum për Rafa Benitez

04/05/2010 14:20

Ultimatum për Rafael Benitez. I lodhur duke pritur spanjollin, klubi i Juventus kërcënon se do të hedhë sytë tek teknikë të tjerë.

Pretendentë janë Luciano Spalleti dhe Cesare Prandelli, bën të ditur “The Sun”, sipas të cilës për Benitez është gati një kontratë 3 vjecare me vlerë 22 milionë euro.

Ndërkohë, të kuqtë e Liverpool, sipas mediave britanike, rrezikojnë të humbasin edhe Fernando Torres.

Spanjolli është i zhgënjyer nga menaxhimi i klubit, mungesa e investimeve dhe për të ka oferta nga Barcelona, Manchester City dhe Chelsea.

Top Channel