Inter-City, bisedime për shkëmbimin Tevez-Balotelli

04/05/2010 15:35

Inter po mendon seriozisht për ta shitur sulmuesin Mario Balotelli që këtë sezon ka shijuar më shumë pankinën se sa fushën për shkak të konflikteve të vazhdueshme me trajnerin Jose Mourinho.

Pavarësisht se konsiderohet si një nga lojtarët e së ardhmes, Balotelli mund të këmbehet kokë më kokë me sulmuesin argjentinas të Manchester City, Carlitos Tevez.

Ky i fundit nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Mancini, i cili do ta priste me krahë hapur këmbimin me sulmuesin italian. Bisedimet sapo kanë filluar, por sipas burimeve të ndryshme, Tevez po pret me padurim që të mbyllen me sukses.

Edhe Mourinho i ka dhënë miratimin këtij këmbimi. Por në orbitën e Interit nuk është vetëm Tevez pasi zikaltërit shpresojnë edhe në blerjen e mesfushorit të Liverpool, Steven Gerrard.  

Top Channel