Chelsea, 40 mln stërlina për Aguero

04/05/2010 16:05

Aguero tek Chelsea është nje nga hipotezat më të përfolura javët e fundit dhe duket sikur ky transferim po merr formë.

Sipas “Daily Express”, Roman Abramovich ka gati 40 milionë stërlina për sulmuesin argjentinas të Atletico Madrid, të cilin e ndjek prej shumë kohësh.

“Të luash tek Chelsea është një gjë fantastike sepse mund të mësoj shumë nga lojtarë si Lampard apo Drogba. Edhe City është një skuadër e madhe por ende jo gati për të luftuar për trofe të rëndësishëm. Interi? Skuadër e shkëlqyer por Premier League ka dicka më shumë”, shprehet lojtari argjentinas, duke lënë të kuptohet se zgjedhjen e tij e ka bërë.

Top Channel