Barcelona, Laporta mbron Ibrahimovic

04/05/2010 21:45

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mbron investimin më të madh të të gjitha kohërave në merkato, Zlatan Ibrahimovic, i cili në sezonin e tij të parë me fanelën katalanase po korr vetëm zhgenjime.

Këtë e tregon më së miri shterpësia e golave dhe prania e tij në fushë që sjell në shumicën e rasteve rezultate të dobëta për skuadrën. “Eshtë shumë e vështirë të përshtatesh me stilin e Barcelonës edhe për një lojtar që vjen nga Interi. Ibra ka shumë cilësi dhe shumë shpejt do rikthehet në nivelet më të larta ku do japë më të mirën. Unë e pres vitin tjetër sepse ai do qëndrojë këtu”, thekson Laporta.

Kohët e fundit është hedhur hipoteza e shitjes së sulmuesit për të blerë bomberin e Valencias, David Villa.  

Top Channel