Spaçi, ende vend internimi

03/05/2010 20:40

Kampi-burg i Spaçit është sot thjesht një godinë e heshtur e cila mbart në vetëvete historinë e qindra e qindra të burgosurve të cilët kanë humbur këtu pjesën më të madhe të jetës së tyre, por edhe të burgosurve të tjerë të cilët janë vrarë dhe varrosur kuturu, por pas këtyre mureve të heshtura të Aushvicit shqiptar fshihet edhe jeta e banorëve të Spaçit që jetojnë edhe sot sikur të ishin të dënuar.

Disa qindra metra nga kampi, shfaqet Gurth-Spaci, fshati që vazhdon të jetojë mes rrënojave të mbetura nga godinat e atëhershme, historive të tmerrit që këtu duket se nuk janë shuar kurrë dhe varferisë që është ulur këmbëkryq në shtepitë e thuajse të gjithë banorëve.

Fshati eshte thuajse i izoluar, lidhja e vetme me qyteterimin eshte nje makine qe duket ketu vetem nje here ne 4 apo 5 dite, ne te kundert per te dale ne qender te komunes duhet bere nje rrugetim disa oresh ne kembe.

“Sidomos per te ardhur lart eshte tre ore, per te shkuar eshte dy ore e gjysme”, shprehet një banor.

Banoret shumica mbijetojne me ndihme sociale 3 mije leke ne muaj dhe duke punuar ato pak metra toke qe kane, pasi terreni eshte malor dhe prodhon shume pak.

“Shteti jo me me ndihmuar te punoj arren, por te me ndihmoje tek ajo qe s’kam mundesi te bej une”, thotë një prej banorëve.

 Ndertime te reja nuk shikon, gjithçka ka mbetur si atehere duke u shkrire me godinat e vjetra gjysme te shkaterruara te kohes se komunizmit.

Banoret te thone se shteti nuk ka bere as qofte edhe nje investim te vetem, politikanet kujtohen te vijne vetem ne periudhe zgjedhore marrin votat e me pas nuk duken me.

“Ne nuk e njohim ku eshte shteti per keto pune, per shkolle, as per uje, as per nje gje, as per te gjetur pune se shteti kryesorja do te gjeje pune”, shprehet një prej banorëve.

Te gjithe te flasin per vuajtjet e kohes se komunizmit, per ish te perndjekurit politike, per krimet e tmerrshme qe jane bere ketu ndaj tyre, por fakti me i dhimbshem mbetet se pavaresisht gjithckaje ata jane te zhgenjyer nga 20 vite demokraci. Harresa dhe vuajtjet i kane bere nostalgjike per ate periudhe qe ka qene edhe me e erreta e jetes se tyre.

“Jo pasha zotin per pune ka qene me mire atehere se kishe nje pune shteti, kurse sot je i lire ben si te duash dhe punon sa te duash por s’ke ku punon”, thotë një prej banoëve.

“Jo me mire ka qene atehere te pakten nje cope buke e merrje s’te linte njeri te vdisje”, shton ai.

Banoret jane detyruar qe femijet e tyre ti largojne ne qytete te tjera duke i lene tek familjare apo shtepi me qera, pasi ne fshat nuk ka nje shkolle 8 vjecare dhe per me teper komuna nuk garanton as edhe nje mjet qe t’i zbrese femijet ne shkollen me te afert.

Shumica e banoreve shpresat i kane varur tek mundesia qe ish burgu politik i Spaçit te shnderrohet ne muze kombetar. Kjo do te sillte investime ne infrastrukture dhe do te kthente sado pak vemendjen e shtetit ne kete zone thuajse te harruar. Por teksa largohemi mes maleve, ne rrugen qe kalon edhe ne krah te ish burgut perpara na shfaqet nje tjeter realitet i dhimbshem.

Kampi-burg i Spaçit eshte shpallur monument culture dhe eshte projektuar nga qeveria te kthehet ne nje muze kombetar per te denuar dhe per te perkujtuar krimet e komunizmit, por kjo mesa duket nuk pengon banore te ardhur nga zona te ndryshme te shkaterrojne cdo dite kete kamp, i cili deri ne momentit kur qeveria do te realizoje projektin nuk dihet sesa do te jete ende ne kembe.

Tre persona punojne te qete duke hequr e shkulur hekura pergjate godinave e duke mbledhur telin me gjemba. Nga materialet e hedhura mbi makine duket se sapo kane filluar punen. Gjithcka do te shitet ne ndonje pike te thjeshte qe mbledh hekurishte per pak para, e askush nuk do kujtohet se ai tel me gjemba e çdo pjese tjeter e shkaterruar, e rrembyer nga keto godina perfaqeson pjese te tmerrshme te nje historie qe nuk mund kurresesi te harrohet.

Ne njerin krahe shteti po le çdo dite te rrenohet nje burg, mbi te gjitha nje simbol qe perfaqeson dhimbjen, vuajtjet, gjakun e qindra e qindra te burgosurve e nga krahu tjeter ka lene ne harrese njerez te gjalle qe jane kthyer ne te denuarit e perjetshem te Aushvicit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA