Sllovakia mohon planin për Kosovën
03/05/2010 15:55
Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme sllovake kanë përgënjeshtruar lajmet se shefi i diplomacisë Miroslav Lajcak ka një plan për vendosjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Ministri Lajcak distancohet nga ajo që është shkruar në të përditshmen “Dnevnik”. Përgjigjet e tij në intervistën për këtë gazetë janë keqinterpretuar”, thuhet në një komunikatë.
Gazeta “Dnevnik” kishte raportuar se Lajcak kishte hartuar një plan për zgjidhjen e cështjeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se më 10 maj do ta prezantonte atë para ministrave të BE.
Top Channel