Ribery: Skandali seksual dëmton të afërmit e mi

03/05/2010 16:00

“Skandali seksual ka lënduar familjen time, kryesisht të afërmit e mi. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”. Kështu është shprehur Franck Ribery.

Në një intervistë televizive, futbollisti i Bleus dhe i Bajernit të Mynihut i kthehet ngjarjes, pasi ka pranuar ditët e shkuara se ka pasur marrëdhënie seksuale me Zahia D., e mitur në atë kohë.

Ndërkohë presidenti i federatës franceze të futbollit, Jean-Pierre Escalettes, ka pranuar se do të donte që kjo histori të mos kishte dalë.

Top Channel