Moto GP, Lorenzo “mbreti” i Jerez-it

03/05/2010 09:15

Dopietë spanjolle në garën e Moto GP që u zhvillua në Jerez. Jorge Lorenzo ka lënë pas bashkëkombasin Dani Pedrosa dhe kundërshtarin nga e njëjta skuadër, Valentino Rossi.

Djaloshi i taklentuar i Yamaha-s ka zhvilluar një garë fantastike ku parakaloi fillimisht kampionin e botës dhe më pas Pedrosa-n. Më pas renditen Heyden e Stoner me Ducati, Dovizioso, Kallio e Melandri.

Me garën e Jerez, Lorenzo tregoi se do të jetë ai mbreti i ardhshëm i pistave, ndërsa Rossi që kërkon të fitojë titullin e 10-të kampion, është i paralajmëruar seriozisht.

Top Channel