Kroaci, përleshje mes tifozëve dhe policisë

03/05/2010 15:50

Përleshje të dhunshme mes tifozëve dhe policisë kanë ndodhur në stadiumin e Zagrebit, në Kroaci, gjatë ndeshjes Dinamo-Hajduk (0-0).

Gjatë konfliktit, që ka vazhduar edhe jashtë stadiumit, një polic ka mbetur i plagosur rëndë dhe 18 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Rreth 100 persona janë shoqëruar për në komisariat. Këto janë trazirat më të mëdha në 15 vitet e fundit.

Top Channel