Inter mund Lazio-n e pamotivuar

03/05/2010 08:55

Interi ka marrë një fitore pa shumë vuajtje në “Olimpico” të Romës përballë një skuadre të pamotivuar si ajo e Lazio-s.

Zikaltërit fitojnë pastër 2-0 me gola të Samnuel dhe Thiago Motta, duke u ngjitur sërish në vendin e parë të Serie A me 2 pikë më shumë se Roma. Ndeshja është zhvilluar në një atmosferë pothuajse festive nga ana e të dyja tifozerive sepse edhe vendasit kanë kërkuar gjatë gjithë javës që Lazio të humbasë në mënyrë që “armiqtë” e Romës të mos e fitojnë kampionatin.

Ndeshjet e ngelura do jenë një formalitet për Interin e Mourinho-s pasi do presë Chievo-n dhe do udhëtojë në Siena, ndërsa të mërkurën dy kruesueset do përballen në finalen e Kupës se Italisë.  

Top Channel