Greqi, administrata publike paralajmëron grevë
03/05/2010 09:05
Në një kohë që qeveria greke premton masa strikte për të ndihmuar vendin për të dalë nga kriza pas marrjes së huasë 110 miliardë euro, protestat vazhdojnë ta mbajnë të paralizuar vendin helen.
Nesër do zhvillohet një grevë e përgjithshme 48 orëshe e punonjësve të sektorit publik që kundërshton planin 3 vjecar 30 miliardësh. Kjo masë është cilësuar “mizore dhe brutale”.
Ndërkohë, sot kanë nisur grevën punonjësit e bashkive. Nga ana tjetër, kryeministri Papandreu ka thënë se anulimi i projektit është i pamendueshëm për të shpëtuar vendin nga falimentimi edhe pse shoqatat e sindikatat e akuzojnë se po e shtyn vendin drejt një katastrofe sociale.
Top Channel