Premier League, fitore e çmuar e Manchester City

01/05/2010 19:45

Fitore e çmuar e Manchester City në javën e 33-të të Premier League, i cili ka mundur 3-1 Aston Villa-n, konkurentja direkte në luftën për vendin e katërt.

Goli i parë është shënuar nga Carew dhe më pas nga Tevez, Adebayor e Bellamy për “citizens”, gjithnjë në -1 pikë nga Tottenham.

Në takimet e tjera Portsmouth ka mundur Wolverhampton 3-1, Stoke-Everton 0-0, Tottenham-Bolton 1-0, City-Villa 3-1, Birmingham-Burnley 2-1.

Nesër do të luhet Liverpool-Chelsea, Fulham-West Ham, Sunderland-Manchester United, Wigan-Hull.

Pas takimeve të sotme në krye të klasifikimit është Chelsea me 80 pikë, i ndjekur nga United me 79, Arsenal me 72, Tottenham me 67, City me 66, Villa me 64 dhe Liverpool me 62 pikë.

Top Channel