Open Bnl, Ferrer në finale, mundet Verdasco

01/05/2010 15:45

David Ferrer është finalisti i parë i edicionit të 67-të të Open Bnl, që zhvillohet në Itali.

Tenisti spanjoll ka mundur në gjysmëfinalen e parë bashkëkombasin e tij Fernando Verdasco me 7-5, 6-3 në një orë e 30 minuta lojë.

Në finalen në program nesër, Ferrer do të përballet me fituesin e takimit mes Rafael Nadal, kampioni në fuqi, dhe letonezit Ernests Gulbis.

Top Channel