Novara: Negociata me Palermon për Ujkanin

01/05/2010 10:35

Ende pa u mbyllur mirë sezoni, Novara ka filluar të mendojë për realitetin e ri të edicionit të ardhshëm. Në fakt, piemontezët fituan të drejtën që pas 33 vitesh në ligat e ulëta të luajnë në Serinë B.

Drejtori sportiv i klubit italian, Paskuale Sensibile, ka bërë të ditur se do të fillojë punën për qëndrimin e lojtarëve aktualë, duke filluar nga Samir Ujkani.

Portieri shqiptar, i cili u afrua në fillim të sezonit në formë huazimi nga Palermo, ishte një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës. Për këtë arsye, Novara kërkon që ta mbajë 21-vjeçarin edhe për një sezon. Sensibile konfirmoi se së afërmi do të takohet me krerët e klubit sicilian, për të diskutuar rreth “gardianit”. Ai deklaroi: “Do të flasim me Palermon për Ujkanin dhe mendoj se portieri mund të qëndrojë edhe një sezon, për t’u përmirësuar edhe më shumë”.

Top Channel