Bundesliga, titulli i sigurtë për Bajernin

01/05/2010 18:30

Bajerni i Mynihut ka mundur Bochum 3-1 dhe me këtë sukses në javën e parafundit të Bundesligës baravarezët janë virtualisht kampionë të Gjermanisë.

Skuadra e dytë në renditje, Schalke 04 është mundur në shtëpi 2-0 nga Werder Bremen, me gola të Ozil dhe Almeidas.

Kur mungon dhe vetëm një javë nga fundi, Bajerni ka 67 pikë, ndërsa Schalke 64.

Në kampionatin gjerman kur dy skuadra kanë të njëjtat pikë, titullin e merr ajo që ka golavarazhin më të mirë, kështu që rekuperimi i Schalke është praktikisht i pamundur.

Top Channel