Batiza e Zezë, Obama do vizitojë zonën

01/05/2010 15:00

Presidenti amerikan Barack Obama do të vizitojë zonat e prekura nga batica e zezë brenda 48 orëve të ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë, por pa dhënë detaje të tjera mbi vizitën e tij.

Situata në Gjirin e Meksikës sa vjen e përkeqësohet, me naftën e pandalshme që prek brigjet e Luizianës.

Qeveria amerikane fajësoi kompaninë që menaxhonte platformën, “British Petroleum”, për keqmenaxhim të situatës, e cila po merr përmasat e katastrofës më të madhe ekologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA