PE, debat për krizën

30/04/2010 15:00

Kriza politike në Shqipëri u debatua për mëse një orë në Komitetin e Jashtem në Parlamentin Europian, gjatë prezantimit të projekt-rezolutes së përpiluar nga raportuesi Nikolaos Chuntis, i cili u kritikua si nga e djathta dhe nga e majta europiane.

“Mendoj se ky problem ilustron fenomene te trasheguara ne sistem e duhet te kete demokratizim””, u shpreh Chuntis.

Ndërkohë kryetari i delegacionit per Ballkanin ne PE, Eduart Kukan u shpreh se ‘zgjidhja per situaten duhet te gjendet ne kuader te institucioneve demokratike dhe te gjitha partite duhet te pranojne rezultatin”.

Eurodeputetja Doris Pack, kërkon që opozitës duhet t’i thuhet se ‘protestat ne rruge nuk jane menyra e duhur e sjelljes se vendeve demokratike’.

Chuntis më tej shtoi se: “Une nuk mendoj se ne jemi ketu per t’i vene gishtin e per t’i treguar njerezeve si ta bejne.Kjo nuk do te pranohej ne qarqet e politikaneve te perfshire ne kete problem. Nese japim nje qendrim pro njerit apo tjetrit, kjo do te shfrytezohej si avantazh”.

Gjatë debatit u dëgjua edhe Libor Roucek, zëvendëspresident i PE-së, PSSDE-së i cili u shpreh se në nje demokraci parlamentare, Kuvendi eshte zemra e sistemit, ndaj ju pelqen apo jo rezultati, te gjithe duhet ta pranojne ate”.

Ndërkohë Takis Hadjigeorgiou,eurodeputet tha se “ata qe e njohin sadopak kete vend, si jugun dhe veriun, mund te kuptojne se ndonjehere qendrime nga demokracite perendimore drejtojne njererezit ne menyre te gabuar. Ndonjehere keto deklarata perdoren, apo abuzohet me to, per qellime perfitimi.”

Nga ana e saj Pack, theksoi se ‘raporti duhet te nisë ndryshe, ne fillim thua te mirat e pastaj duhet te thuash permireso kete apo ate”.

Eurodeputetja Judith Sargentini, u shpreh se europianet nuk ka pse të tregohen shumë perkedheles me fjale, por le t’u tregohet se situata politike me opoziten qe nuk do ende te marre pjese ne kuvend eshte serioze.”

Edhe Roucek theksoi se në Shqipëri ka krize politike, por nuk mund te thuhet krize institucionale, sepse parlamenti po funksionon, pavaresisht bojkotit te opozites”

Pas gjithë këtyre deklarimeve, Chuntis ndërhyri duke u shprehur se dy partite e medha në Shqipëri jane pergjegjese per qorrsokakun politik e per sistemin politik.

‘Këto dy parti kane alternuar pushtetin, por sic e thashe, kam takuar shoqeri civile dhe parti te tjera politike, dhe duket se ka probleme me sistemin zgjedhor e ky konkluzion nuk vjen vetem nga cfare thone 2 partite kryesore atje,” tha Chuntis.

Pavaresisht kritikave nga 2 grupimet e medha te Parlamentit, raporti i eurodeputetit grek u vleresua si shume i mire e realist nga Komisioni Europian.

“Nje nga kriteret themelore politike te Kopenhagenit eshte sic e dini funksionimi efikas i institucioneve demokratike, dhe nuk eshte ky rasti per Shqiperine ku prej 9 muajsh parlamenti nuk funksionon. Eshte mese e qarte qe ne do ta marrim parasysh kete fakt gjate shqyrtimit te kandidatures se Shqiperise. Mesazhi i Komisionit ka qene i qarte, se pari debati politik duhet te behet ne parlament e jo ne rruge, e jam dakort me zonjen Pack ketu, por se dyti, prej mese 9 muajsh qe nuk funksionon parlamenti, qeveria dhe opozita duhet te bejne cdo perpjekje per te gjetur dialogun konstruktiv politik. Te gjendet rruga mes dy principeve, respektimi i kushtetutes por dhe nevojes per transparence. E se fundi, pas zgjedhjeve te fundit, OSBE/ODIHR shperndau raportin ku thuhet se ka ende parregullesi, dhe eshte e rendesishme qe ato te adresohen perpara zgjedhjeve lokale”, u shpreh Pierre Mirel, drejtor per zgjerimin me Ballkanin ne KE.

Raporti i eurodeputetit grek Chuntis pritet te pesoje ndryshime deri ne daten 5 maj. Perballe kundershtimeve te dy forcave te medha politike, komunisti grek do ta kete te veshtire te siguroje votat e nevoshme per versionin e tij ne rezoluten perfundimtare per Shqiperine.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA