Si u hartua raporti i FRIDE-s

29/04/2010 20:05

Shqipëria nuk duhet të presë me receta nga ndërkombëtarët për të gjetur zgjidhjet, por ato duhet t’i gjejë vetë.

Përfaqësuesja e FRIDE, Sofia Sebastian mbërrin në Tiranë për të diksutuar cështjet kryesore të raportit të publikuar sipas të cilit demokracia në Shqipëri ka shumë probleme që lidhen me standartet e zgjedhjeve, lirinë e mediave, nivelin më të lartë të korrupsionit në Ballkanin perëndimor, ka mungesë kulture në zbatimin e ligjeve dhe mosbesim në sitemin gjyqësor.

Ky raport u kontestua fort nga mazhoranca, madje akuzuar si hartues të tij deputetë të opozitës.

“Raporti bazohet gjerësisht mbi aktorët kryersorë në Shqipëri dhe është i bazuar mbi 40 intervista të zhvilluara me zyrtarë ndërkombëtarë, anëtare të shoqërisë civile, zyrtarë partie, zyrtarë të qeverisë e të tjerë. Gjithashtu, ky raport rrjedh edhe nga raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare si BE, Këshilli i Europës, OSBE dhe Komisioni i Venecias. Theksoj se obiektivi ynë nuk është të portretizojmë Shiqpërinë në menyrë negative, ose të fajësojmë njërën apo tjetrën forcë politike, por përkundrazi të nënvizojmë problemet në mbarëvajtjen e demokracisë”, ka deklaruar Sebastian.

Analistë, politikanë dhe përfaqësues të shoqërise civile kanë diskutuar me hartuesit e këtij raporti, ku është konkluduar se ka ardhur koha që qytetaret të thonë fjalën e tyre për të gjetur zgjidhje dhe të mos ua lënë atë politikanëve.

Sfida kryesore e Shqipërisë mbetet fuqizimi i institucioneve, zbatimi i ligjeve dhe shpërbërja e lidhjeve të paligjshme biznes-media-politikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA