Hamdi Salihi, pak pushime këtë verë

29/04/2010 12:50

Menjëherë pas mbylljes së kampionatit austriak të futbollit më 21 maj, Hamdi Salihi do të duhet të vihet në dispozicion të Kombëtares kuqezi për dy miqësoret me Malin e Zi dhe Andorrën.

Ndërkohë që pas 2 qershorit atij do t’i mbeten vetëm 11 ditë pushim, sepse më datën 14 qershor do të duhet të jetë në grumbullim me skuadrën e Rapidit të Vjenës, i cili do të nisë kështu fazën përgatitore në prag pjesëmarrjeje në Kupat e Europës. Ky është vendimi i marrë nga trajneri Peter Pakult.

Edhe pse duhen edhe katër javë për t’u luajtur, Rapidi e ka thuajse të sigurt pjesëmarrjen në Europa League, megjithatë në këto katër ndeshje të mbetura në kampionat Salihi&Co., do të synojnë të japin maksimumin për të fituar titullin kampion.

Për momentin RB Salcburg është në kuotën e 70 pikëve, 4 më shumë se Rapidi i vendit të dytë, ndaj shanset matematike për të kapur kreun e klasifikimit deri në fund ekzistojnë, por në realitet rivaliteti i kryesuesit aktual shihet si shumë i vështirë.

Top Channel