Cristiano Ronaldo: Dua të eleminohet Barcelona

28/04/2010 12:25

Në transfertën e vështirë katalanase, Interi do ketë mbështetjen e një tifozi sa të vecantë aq edhe të papritur.

Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka dalë hapur duke thënë se shpreson që Barcelona të eleminohet. “Këtë e them sepse Reali është skuadra ime”, thekson numri 9 i skuadrës “Merengues”.

Portugezi nuk tregohet aspak diplomatik dhe thotë atë që i rrëfen zemra. “Jam një njeri i sinqertë. Barcelona është një skuadër e fortë dhe në shtëpi luan shumë mirë por niveli i tyre psikologjik do ndikohet nga gara për kampionatin dhe një eleminim i mundshëm mund të na favorizojë”, thekson Cristiano Ronaldo.

Ai shton se do jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat pasi Barcelona duhet të shënojë dy gola, ndërsa Interi duhet të mbrohet. “Eshtë e vështirë të bësh parashikime por unë e ripërsëris se dëshiroj që Barca të eleminohet”, përfundon ish sulmuesi i Manchester United.  

Top Channel