Van Gaal: Nuk do luajmë për barazimin

26/04/2010 21:25

Nesër në mbremje nga stadiumi “Gerland” i Lyon-it do dalë finalistja e parë e Champions League dhe trajneri holandez i Bayern Munchen, Louis Van Gaal e di mirë se presioni i francezëve do jetë i madh, prandaj ai e ka përgatitur skuadrën për një ndeshje jo të tërhequr.

“Nuk jemi lloji i skuadrës që luftojmë për një 0-0. Nuk u kam kërkuar asnjëherë lojtarëve të zbresin në fushë për të mbrojtur rezultatin e parë dhe një gjë të tillë nuk do ta bëj as tani”, thekson tekniku holandez.

Pavarësisht disa të dëmtuarve dhe mungesës së Ribery, ai është i bindur se me forcë dhe vullnet skuadra edhe këtë herë do tregojë se di të dalë nga situatat e vështira.  

Top Channel