Udhëtim në fshatin e “gjelbër“

26/04/2010 20:30

Prej vitesh e vitesh tashmë Lazarati është kthyer në një cështje që ka kaluar edhe kufijte e Shqipërisë.

I njohur si një pikë e nxehtë e kultivimit te kanabisit, Lazarati ka sfiduar jo pak herë shtetin, i cili është treguar i pafuqishëm për t’i dhënë fund fenomenit në këtë zonë. Me rikthimin në qëndër të vëmendjes, uniformat blu paralajmerojnë sërish një rifillim të operacioneve, duke përdorur këtë herë edhe satelitët. Por përtej deklaratave, cfare po ndodh aktualisht në fshatin Lazarat dhe si po pritet kjo ofensivë e re e paralajmeruar nga Policia e Shtetit?

Ne Lazarat hyjme te shoqeruar nga kryetari i komunes. Ndonese Lazarati nuk ka patur nje marredhenie te mire me mediat nder vite, ai shprehet se ne fshat gazetaret nuk jane penguar asnjehere per te kryer punen e tyre. Pak fjale nga kreu i komunes Dashnor Aliko qe rrisin mosbesimin nese Lazarati ka ndryshuar faqe apo jemi perballe nje iluzioni qe na ofrohet si real per shkak te momentit delikat. Muajt mars-prill perfaqesojne kohen me te pershtatshme per mbjelljen e kanabisit, por gjate kesaj periudhe bima eshte vetem pak cm mbi toke, ndaj identifikimi i saj behet i veshtire ne fshatin me 5600 banore.

Ajo qe te bie ne sy menjehere gjate bisedave eshte se deklarata e kryeministrit per here te pare kaq e drejteperdrejte ka shkaktuar nje terheqeje te dukshme ne Lazarat. E megjithate, kryekomunari nuk di te jape nje pergjigje per thuajse 2 ton kanabis sativa e cila eshte kapur vetem ne muajin e fundit dhe qe sipas Policise se Shtetit ka dale nga fshati Lazarat. “Per kete mund te pyesni drejtorin e policise, Policine e Shtetit, te cilet kane nje informacion dhe struktura te specializuara per te marre informacion si eshte gjendja reale, ajo droge qe kapet a eshte nga Lazarati a s’eshte nga Lazarati, a presohet ketu apo jo. Per kete s’kam asnje lloj informacioni“, shprehet ai. Pavaresisht se shprehet i hapur ashtu si i gjithe komuniteti per kontrollet e mundshme te Policise se Shtetit, kreu i komunes megjithate fajeson uniformat blu per raportin konfliktual te krijuar ne keto vite.

Ai rendit raste te ndryshme nga viti 1998 deri ne vitin 2004 ku faji sipas tij peshon nga ana e shtetit. Qendrim edhe me te ashper ai ka per ngjarjen e vitit 2007 ku nje person mbeti i vrare ne hyrje te fshatit gjate nje perplasje me arme me forcat Renea. Ngjarja solli me pas reagimin e disa banoreve te Lazaratit qe sulmuan Komisariatin e Policise ne Gjirokaster. “Une kam qene i pranishem pasi e mora vesh se ishte sulmuar komisariati dhe i kam kerkuar bashkefshtareve te mi mirekuptim dhe e gjeta prej tyre. Kurse policet e bene si mizat, u futen neper rreza, sidomos ata qe kishin bere krimin“, pohon Aliko.

Duke mos pranuar pergjegjesi te lazaratasve ne asnje moment, ai thote se forcat e policise ne fshat hyne me mllef dhe ngarkese dhe kjo sipas tij prish raportet me komunitetin. Por edhe ne qofte kjo eshte e vertete, deklarata e tij mbetet e pajustifikuar. “Atehere normalisht qe njeriu ne moment qe e shikon qe nje njeri futet me agresivitet ne nje vend tjeter, njeriu vetembrohet“, shton kryetari i komunes. Ashtu si tek kreu i komunes edhe ne fshat paralajmerimi i kryeministrit ka vene ne pozita mbrojtese banoret. “Lazarati eshte patriot, Lazarati eshte me shtetin, Lazarati eshte me Partine Demokratike dhe me Sali Berishen”, shprehet njeri prej tyre.

Por pavaresisht qendrimit te banoreve dhe deklaratave te buta te kryetarit te komunes, Policia e Shtetit i mbetet paralajmerimit qe synon se shpejti nje operacion te detajuar ne kete fshat. “Eshte vendosur tashme se Policia e Shtetit eshte e vendosur qe ne cdo territor ne cdo komune problematike qofte edhe ne Lazarat do te nderhyje me te gjitha mjetet dhe me te gjitha forcat qe ka ne dispozicion”, shprehet drejtori i Policise se Gjirokastres, Emri Vata. Ne fakt, ajo qe mund te thuhet e sigurte per krijimin e fenomenit “Lazarat” eshte se ka te beje me nje sere faktoresh, por te cilet sigurisht sillen rrotull vetem nje boshti qe lidhet me kthimin e Lazaratit qe ne krye te heres ne nje vegel te perdorur per lojra dhe presion politik. Edhe sot gjerat po ndryshojne ose me mire po perpiqen te ndryshohen jo per shkak te vullnetit te politikes apo drejtesise shqiptare por per hir te presionit te nderkombetareve qe sigurisht nuk mund te kuptojne e as pranojne krijimin e nje shteti brenda shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA