Mini botëror në burg

23/04/2010 18:40

Kupa e Botës Afrika e Jugut 2010 është zhvendosur për disa orë në Peru dhe për më shumë në një burg të sigurisë së lartë të këtij vendi.

Personat e dënuar për krime të rënda në Peru kanë zhvilluar mes tyre një mini-kampionat botëror në burgun Miguel Castro Castro. Të gjitha hapat e ndjekura nga organizatorët e këtij evenimenti ishin njëlloj me ato të një kampionati botëror, duke filluar nga ceremonia e hapjes, muzika dhe uniformat e ndryshme të skuadrave.

Pas ceremonisë së hapjes, të burgosurit të ndarë në dy skuadra kanë prezantuar në fushë kombëtaren afrikanojugore dhe atë të Rusisë, ndeshje e cila është fituar 3-2 ekipi që përfaqësonte shtetin organizator te Kupës së Botës.

Njëri nga drejtuesit e ambasadës afrikano-jugore në Peru, deklaroi se qëllimi i këtij miniturneu është mbështetja sa më e madhe e njërezve për Kampionatin Botëror që do të startojë me 8 qershor në Afrikën e Jugut.

Top Channel