Liban, humbasin ndeshjen, sulmojnë ambasadën

22/04/2010 18:30

Pasi u shua shpresa për vazhdimin e aventurës në fazën finale të Kupës së Azisë, tifozët e skuadrës libaneze Nejme kanë sulmuar ambasadën kuvajtiane.

Ndeshja e vlefshme për evenimentin më të rendësishëm futbollistik në Azi është fituar nga skuadra mike nga Kuvajti, Qadisiya, por tifozët vendas nuk e kanë kapërdirë dot disfatën, duke iu drejtuar ambasadës. Vetëm ndërhyrja e policisë ka bërë që ata të mos hyjnë dot në selinë diplomatike.

Ndeshja më e pritur e sezonit i nevojitej fitore skuadrës së Nejmes por rezultati i ndeshjes së zhvilluar ditën e martë në stadiumin “Camille Chamoun” përfundoi 1-3 në favor të miqve. Qadisiya udhëheq renditjen e grupit D, ndërsa në ndeshjen e 24 shkurtit në Kuvajt, skuadrat barazuan.

Top Channel