Kaka, stërvitje ditën e ditëlindjes

22/04/2010 15:35

Ricardo Kaka kërkon t’u tregojë tifozëve të Realit se po bën gjithcka për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin kampion.

Kohët e fundit ka zëra se braziliani po luan sa më pak për të ruajtur formën ideale për botërorin. Që prej 10 marsit ai po qëndron pushim për shkak të një dëmtimi, por në ditën e ditëlindjes së 28-të të tij, Kaka vendosi të zbresë në fushën stërvitore bashkë me shokët e skuadrës.

Bashkë me të është rikthyer edhe sulmuesi Raul që nuk luan prej 12 prillit. Sipas parashikimeve, Kaka mendohet të jetë gati për sfidën kundër Real Saragoza-s.

Top Channel