Fulham, Hodgson: U stërvitëm në autostradë

22/04/2010 15:20

Roy Hodgson ka hapur një polemikë me UEFA-n e cila nuk lejoi shtyrjen e ndeshjes se parë gjysmefinale Hamburg-Fulham pasi lojtarët londinezë udhëtuan me autobus për në Gjermani.

Një udhëtim që zgjati plot 17 orë pasi autobusi ngatërroi destinacion, duke u vonuar me tre orë, cka bëri që të shtyhej edhe stërvitja. “Eshtë një ceshtje që na penalizon pasi kemi kryer stërvitje në autostradë”, theksoi Hodgson në një intervistë dhënë për “Mirror”.

“Kjo ndeshje nuk do jetë aspak e lehtë për ne pasi ndodhemi në një situatë jo shumë ideale. Kishim planifikuar mbërritjen në 13:30 dhe menduam për një stërvitje pasdite por kjo nuk ishte e mundur dhe do na kushtojë”, shtoi tekniku britanik.

Ndërkohë, portieri australian Mark Schëarzer zbulon një prapaskenë interesante të udhëtimit. “Në mes të rrugës mes Calais dhe Munster ndaluam për të kryer pak strecing”, theksoi ai.  

Top Channel