Në gjurmët e paraardhësve

21/04/2010 09:30

Katër kanoe do rikthehen 1 mijë vjet pas në kohë për të përshkuar itenerarin që kanë ndjekur shumë kohë më parë njerëzit që populluan Zelandën e Re.

Kanoet e ndërtuara në Auckland të Zelandës janë të gjata 22 metra dhe ekuipazhi i secilës do të jetë nga 16 vetë. Ekspedita në gjyrmët e paraardhësve do përshkojë 4 mijë km deri në ishullin Raiatea të Polinezisë franceze që mendohet se është pika e nisjes së njerëzve rreth 1 mijë vjet më parë për të poopulluar Zelandën e Re.

Përfaqësuesit e ekuipazheve nga ishuj të ndryshëm të Paqësorit, kanë planifikuar përfundimin e rrugëtimit për 20-25 ditë.

Top Channel