Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror me vlerë 7 milion euro, 95 persona në pranga
Milani kërkon të marë nga Manchester United sulmuesin bullgar, Dimitar Berbatov.
Kuqezinjtë që këtë sezon kanë vuajtur nga sulmi shterpë, mendojnë të përfitojnë nga momenti jo i mirë që po kalon ballkanasi në radhët e “Red Devils”. Sipas tabloidit “Sun”, Milan është gati të japë 23 milionë euro, shumë që nuk afrohet aspak me 35 milionëshin që Berbatov u ble nga Tottenham dy vjet më pare.
Ndërkohë, Manchester United përgatitet edhe për një revolucion në stol pasi skocezi Ferguson mendon largimin pas më shumë se 20 viteve në stolin e “Djajve”. Mourinho është emri më i pëlqyer per pronarët e skuadrës dhe vetë Ferguson. Alternativat e portugezit janë, Pep Guardiola e Martin O’Neil.
Top Channel