Mediat katalanase “kryqëzojnë” arbitrin portugez

21/04/2010 09:05

Pep Guardiola nuk ka bërë asnjë koment për gjykimin në ndeshjen e djeshme kundër Interit, por gazetat katalanase shpërthejnë kundër arbitrit portugez Benquerenca.

“Mundo Deportivo” shkruan se ky është një dënim pa apel për Barcelonën. “Vjedhje”, shkruhet në faqen e parë të kësaj gazete. Ndërkohë, e përditshmja “Sport” shton: “Interi dhe arbitri mundin Barcelonën”. Pozicion të ndryshëm mban “AS”, gazetë pranë skuadrës së Real Madrid. Në shkrimin e sotëm, gazeta nënvizon gabimet në dëm të Interit në rastin e pozicionit jashtë loje inekzistent të Militos, apo faulin ndaj Eto’o.

Hidhërim shfaqin edhe lojtarët e Barcelonës, të cilët nuk e kapërdijnë dot këtë humbje. Pique shprehet se në ndeshjen e dyte duhet të emërohet një arbitër i paanshëm, ndërsa Pedro shtoi: “Arbitri nuk ishte mirë”.

Gazeta “Marca” e ka parë ndeshjen nga një tjetër aspekt, duke i kujtuar edhe një herë presidentit madrilen Perez, trajnerin Mourinho. “Mou më afër Madridit”, shkruan kjo gazetë, duke luajtur me fjalët për një kontratë të mundshme të portugezit me klubin mbretëror.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA