Kupa e Italisë, Roma në finale

21/04/2010 21:20

Roma është në finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin. Pas 2-0 të takimit të parë, nuk i mjafton 1-0 Udinezes që të shkojë në finale.

Në pjesën e parë mbizotëron Udineze, por pa raste të mëdha për gol.

Në fillim të pjesës së dytë Di Natale humb dy mundësi të mira, ndërsa në minutën e 80-të, Sanchez shkon në gol me një goditje me të djathtën.

Edhe pse përjashtohet Cassetti dhe Roma mbetet me 10 lojtarë, ekipi i kryeqytetit e shikon veten në finalen e 5 majit me Interin.

Top Channel