Ujërat e derdhura nga Vau i Dejes rritën në mënyrë të shpejtë nivelin e Drinit i cili doli nga shtrati dhe nisi vërshimin nëpër fushat që ende nuk ishin kulluar nga përmbytjet e dy muajve më parë.
Dita sotme ka gjetur të mbuluar me uje rrugen nacionale Shkoder -Velipojë ne vendin e quajtur Harku i Berdices. Ndërkohë qindra hektare tokë në këtë komunë janë mbuluar në mëngjes nga prurjet e lumit Drin.Shkarkimet që po bëhen nga hidrocentralet i kanë dhënë pamjen e një liqeni të madh fushave, që brenda tre muajve e gjyssmë janë përmbytur tre here.
Uji që ka mbuluar tokat bujqësore ka nisur të futet në banesa dhe qindra shtëpi janë në prezence uji.
Për banorët e zones kjo eshte nje situate ankthi e pasigurie. Dy permbytjet e para ne zonen e NenShkodrës dhe lagjet periferike permbyten mbi 16 mije ha toke dhe mbi 4 mije banesa duke shkaktuar nje dem rreth 4 milon euro.
Top Channel